Shkëndija e Tetovës ka mposhtur sot 3-0 Shkupin në transfertë. Ndeshja e vlefshme për javën e 2-të të kampionatit të Maqedonisë ishte programuar për t’u luajtur të shtunën, por u shty për sot për shkak të angazhimit të tetovarëve në Europa League në sfidën kundër Milanit.
Golat për Shkëndijën u shënuan nga Alimi, Ibrahimi dhe Radeski, të tre në pjesën e dytë të ndeshjes.
Për Shkëndijën e Tetovës debutoi edhe Olsi Teqja, ish-mbrojtësi i Tiranës, i cili sot kundër Shkupit ishte titullar dhe luajti për 90 minuta.
Teqja nuk u aktivizua në sfidën e parë të kampionatit, pikërisht në fitoren e Shkëndijës 2-0 kundër Vardarit në Tetovë.