Paulo Dybala nuk po kalon një moment të mirë te Juventusi. Argjentinasi është lënë jashtë formacionit pasi në vend të tij preferohet Bernadiski. Në këtë mënyrë Dybala po mendon të largohet në fund të sezonit nga Torino. Mediat italian flasin për një shkëmbim të mundshëm me Icardi, por siç raporton “Goal.com” pas tij është vënë dhe Liverpuli.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka shfaqur interesim serioz për argjentinasin dhe me hapjen e merkatos pritet të dërgojë një ofertë drejtuesve bardhezi. Edhe vet sulmuesi nuk e përjashton një transferim në Angli.