Premtoi se do të largohej nga futbolli në fund të sezonit por ka zgjedhur të mbaj vetëm gjysmën e premtimit. Ish kapiteni i Skënderbeut do ta mbyllë vetëm me futbollin e luajtur. Bledi Shkëmbi pasi provoi veten në emisionin sportiv në Top Channel, tani e ka ndarë mendjen të vijoj sërish aventurën e tij si analist. Ka gjetur një “skuadër” të re ku do të vijoj karrierën. Bledi ka firmosur për Supersport aty ku do të kemi mundësi ta shohim çdo fundjavë në emisionin analitik “Gol pas goli”. Mbetet për tu bërë prezantimi zyrtar nga Supersport por e sigurtë është se kontrata për sezonin e ri tashmë është firmosur.
Muaj më parë kur Shkëmbi dhe Shako mbyllnin akordin për transferimin e Shkëmbit në Supersport