Shkëlzen Gashi bëri një ndeshje të mirë kundër Maqedonisë, ku asistoi në fitoren e parë në grup të kuqezinjve. Sulmuesi që aktivizohet me Colorado Rapids ndjehet krenar për kontributin e dhënë ndërsa nga vioni poston një foto në Instagram.
“Misioni u përmbush me kombëtaren! Tashmë shkojmë pas në Amerikë”, shkruan Shkëlzen Gashi në dixhiturën e fotos. Gjatë muajve të fundit sulmuesi shqiptar po përjeton formë të mirë fizike, duke shënuar gola dhe duke dhënë asist, ndërsa te skuadra e tij është një ndër personazhet kryesorë.