Enis Bardhi mund të transferohet te Beshiktashi. Ky është lajmi që raportohet ditën e sotme për mesfushorin shqiptar. Mediet turke bëjnë me dije që për shtatshkurtin ka interes nga ekipi i Beshiktashit që kërkon ta ketë në gjirin e tij.
“Fanatik.com.tr” shkruan se veç mesfushorit të përfaqësueses së Maqedonisë, ekipi turk dëshiron në skuadër edhe fantazistin kroat, Alen Haliloviç.
Kujtojmë që Enis Bardhi ka bërë një sezon të shkëlqyer me Levanten, ku ka arritur të shënojë super gola me ekipin spanjoll.