Sioni ka fituar ditën e sotme në ndeshjen e luajtur në tranfertë ndaj Luzern-ës me rezultatin 1-3. Kujtojmë se tek skuadra e Sionit luajnë 3 futbollist me origjinë shqiptare Lenjani, Toma dhe Kasami. Dy të parët kanë qenë ata që kanë kontribuar me një gol dhe tre asist në ditën e sotme.
Lenjani ka dhënë një asist tek goli i Toma-s ndersa ky i fundit ka asistuar dy herë në këtë fitore të ditës së sotme, e cila ishte mjaft e rëndësishme për ekipin e tyre pasi iu larguan pak fundit të klasifikimit. Vlen të theksohet fakti që Ermir Lenjani është aktivizuar si mesfushor nga trajneri i tij ashtu sikurse De Biazi ka bërë me të në ndeshjet e Kombëtares.