Pogba ka qenë njëri prej personazheve kryesorë të këtij kampionati botëror. Mesfushori ndryshoi përshtypjet e shumë kritikëve të tij në këtë Botëror.Futbollisti i Manchester United ka marrë rolin e liderit brenda dhe jashtë fushe të Francës.
Në prag të nisjes së duelit me Argjentinën për raundin e 1/16, Pogba ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm motivues duke i kërkuar shokëve të tij të nxirrnin jashtë loje yllin argjentinas Lionel Messi.
” Dua të gjithë. Sot ne hidhemi drejt vdekjes në fushë. Asnjëri nuk e lë në baltë tjetrin. Asnjëri nuk tërhiqët. Në fushë jemi të gjithë bashkë. Djemtë të zotë dhe luftëtarë. Ushtarë. Do të shkojmë t’i vrasim këta argjentinas me Messin ose pa Messin. Nuk duam t’ia dimë fare”, janë fjalët e Pogbasë në dhomat e zhveshjes së “Gjelave”.
“Blutë” luajtën një nga ndeshjet më epike të të gjitha kohërave të Kupës së Botës duke mposhtur në 1/16 Argjentinën 4-3. Francezët shkuan deri në fund të kompeticionit duke ngritur për herë të dytë në histori titullin botëror.
Pogba: "Messi or not Messi, we fight. We're coming to win this f**king World Cup." 🇫🇷 #mufc [@MUnitedFrance] pic.twitter.com/XRQCsGCiza
— United Xtra (@utdxtra) July 17, 2018