Sot do të luhet një tjetër ndeshje e rëndësishme për javën e 10-të për Kategorinë e Parë.
Bëhet fjalë për sfidën mes Tomorit dhe Lushnjës, takim i cili ka sjellë një interes shumë të lartë tek tifozët, jo vetëm për faktin se këto skuadra kryesojnë Grupin B, por edhe nga historia që i lidh këto dy klube me njëri-tjetrin.
Një ide gjeniale nga ana e kapitenit të Tomorit, Ervis Çaço, për të vënë në lëvizje lojtarët, ka qenë ajo e postimit të një videoje të 6 viteve më parë (2010), ku Tomori ka fituar 2-1 ndaj Lushnjës.
Kjo ide duket se ka vënë në lëvizje ekipin, duke treguar se ata mund të përsërisin “historinë” e 2010-tës ndaj lushnjarëve.
Aktualisht këto skuadra kryesojnë Grupin B, ndaj dhe sfida pritet të bëhet dhe më e bukur.