Azdren Llullaku ka mundur të shkëlqejë që në takimin e parë të kampionatit në Rumani. Lojtari shqiptar është duke i dhënë fitoren ekipit të tij Astra-s përballë Steaua Bukureshtit. Sulmuesi ka gjetur rrugën e golit në minutën e 43-të.
Llullaku ka festuar në mënyrë të veçantë golin e parë të takimit. Sulmuesi shqiptar ka festuar me shqiponjë, sikurse bëri pak ditë më parë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në Botëror, në takimin që Zvicra luajti ndaj Serbisë, ku skuadra e shqiptarëve fitoi takimin me rezultatin 2-1.