Interi e ka nisur mirë sezonin e ri në Champions, ku ka fituar me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Tottenham. Golin e parë për zikaltërit e ka shënuar kapiteni Mauro Icardi me një ekzekutim shumë të mirë nga jashtë zonës.
Megjithatë mediar kanë zbuluar se argjentinasi po mendon largimin nga “San Siro”. Këtë e konfirmon “Sportmediaset” ku thekson se drejtuseit e skuadrës dhe sulmuesi janë shumë larg rinovimit të kontratës. Real Madrid, PSG, dhe Juventus janë në pritje për ta marrë lojtarin në ekip.
Në të ardhmen do të mësojmë diçka më konkrete në lidhje me këtë situatë.