Interi arriti të merrte një fitore të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Sampdorias në shtëpi me rezultatin 2-1. Protagonisti kryesor ishte padyshim Radja Nainngolan që shënoi dhe golin e fitores. Në intervistën e dhën pas ndeshjes belgu foli dhe për situatën e krijuar së fundmi në kampin zikaltër lidhur me Icardin.
“Unë mendoj se Icardi ka dhënë gjithmonë gjithçka, shpresoj për atë dhe për skuadrën që të rikthehet sa më parë”, u shpreh Nainggolan.
“Në sulm kemi një tjetër futbollist që po luan shumë mirë, por kemi nevojë për të gjithë dhe shpresojmë që të zgjidhet sa më parë”, theksoi Nainngolan
“Në të kaluarën kam pasur problem, por tani mendoj vetëm për të luajtur dhe të jap më të mirën për Interin”, përfundoi belgu