Ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0 takimi mes Shënkollit dhe Kamzës. Një lojë e fortë nga kamzalinjtë që kanë kërkuar golin, por në fund kanë dalë me rrjeta të paprekura. Por siguristh merita i shkon edhe futbvollistëve të Shënkollit të cilët vetëm 1 javë më parë mbetën pa trajner dhe sot pothuajse një orë kanë luajtur me 10 vetë opasi Caushaj është ndëshkuar me karton të kuq.
Një ndalesë kjo që i jep mundësinë Beslidhjes që të afrohet me pikë të barabarta pasi kanë dhe një ndeshje më pak të luajtur. Me këtë rezultat, mund të themi që rihapet plotësisht gara për ngjitjen në Kategorinë Superiore nga Grupi A i Kategorisë së Parë.
Kujtojmë gjithashtu se Shënkolli i kishte marrë një barazim 1-1 edhe në shtëpi Kamzës një muaj më parë, duke i hequr në total 4 pikë në garën për Superiore.