Xherdan Shaqiri, lojtari shqiptar, me anë të një interviste të dhënë për faqen zyrtare të klubit të Liverpool ka folur në lidhje me vitet e tij shkuara tek Bayern Munich, ku ka thënë se kanë fituar shumë trofe së bashku dhe në të njëjtën kohë kujtimet i ka shumë të bukura.
Mirëpo në futboll ndodh që skuadrën, fanellën e së cilës e ke mbajtur veshur, mund ta kesh përsëri kundërshtare dhe Shaqiri ka thënë se me Liverpoolin e tij dëshiron të shkojë në Mynih dhe të fitojë ndeshjen.
“Isha shumë i lumtur sepse dëshiroja të luaja kundër Bayern Munchen, kundër shokëve të vjetër dhe ekipit tim të vjetër. Ishte një kohë e mahnitshme te Bayern. Dy vjet e gjysmë isha atje dhe ishte e mahnitshme. Kemi fituar shumë tituj. Kemi fituar Ligën e Kampionëve. Kemi pasur ekipin më të mirë që e kishte Bayern Munich. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme për të fituar shumë trofe. Kam pasur shumë kujtime të mëdha atje, kurrë nuk do t’i harroj. Unë jam me të vërtetë duke pritur për të shkuar atje për të fituar ndeshjen në Mynih me ekipin tim “, është shprehur Shaqiri.