Shkëndija e Tetovës ka zbarkuar në Norvegji për duelin e së enjtes për Europa League me Rosenborgun. Kuqezinjtë kanë gjetur një klimë më se të përshtatshme për t’u ambjentuar.
Skuadra është vendosur në qytezën Oppdal. Sipas axhendës në orën 18:00 do të mbahet konferenca për shtyp dhe pas gjysmë ore do të nisë seanca stërvitore. Takimi do të luhet në fushën e “Lerkendal Stadion” në orën 20:45. Ky do të jetë shansi i fundit për kampionët e Maqedonisë për të bërë realitet ëndrrën e pjesëmarrjes në një prej kompeticioneve europiane.