Shkupi luan nesër takimin e dytë të raundit të parë të Europa LEAGUE. Në vigjilje të takimit, tekniku i “Pëllumbave” Zekirija Ramadani ka dhënë deklaratën e tij në konferencën për shtyp.
Ai shpreson se nëse ekipi shiptar përsërit të njëjtën perfomancë me gjigantët e Glasgoë Rangers si në Skoci, mundësitë për rezultat pozitiv janë të mëdha.
“Fillimisht duam të rikuperojmë ekipin dhe të evitojmë gabimet nga ndeshja e parë. Nëse arrijmë të përsërisim lojën e ndeshjes së parë, unë jam i bindur se do të japin më të mirën, shpresojmë të jemi më agresiv para portës kundërshtare. Shpresoj që të paktën të hapim rezultatin gjatë pjesës së parë, të paktën 1-0, rezultat ky që do të na jepte shpresa më shumë. Nuk do të kemi respekt në fushë, ndërsa si skuadër patjetër, pasi edhe vetë emri Rangers, bënë që ta respektosh këtë skuadër. Shpresojmë të rikuperojmë edhe Blagoja Ljamchevskin, i cili ankohet për një lëndim nga ndeshja e parë në stadiumin’Ibrox’. Besojmë se me të në skuadër mesfusha do të jetë më e fuqishme, ndërsa besoj se me disiplinë si nga ndeshja e parë do të mund të shpresojmë në një rezultat pozitiv. Unë jam optimist, pasi çdo sportist atë e ka në venët e tij, pasi shumë ndeshje që kemi pa, madje edhe nga 0-2, që skuadrat kanë kaluar” ,përfundon konferencën për shtyp 40-vjeçari Ramadani.
Shkupi u mposht në takimin e parë 2-0 në fushën e skocezëve të Glasgoë, por skuadra dhe tekniku Ramadani besojnë se nëse japin më të mirën mrekullia mund të ndodhë.