Ylli Shameti e konsideroi merkaton e Kukësit në verë si jocilësore. Në emisionin “Pressing”, kapiteni i verilindorëve deklaroi hapur se goli i anulluar i Pollozhanit në ndeshjen e fundit me Flamurtarin ishte faull i pastër. Ndër të tjera, 34-vjeccari saktësoi se Valdet Rama është një lojtar me CV të pasur.
“Lufta për titullin? Kush do që synon titullin kampion e ka presionin brenda. Ata që nuk e mbajnë dot presionin nuk luajnë dot futboll. Unë mendoj që në verë nuk janë bërë afrimet e duhura dhe në janar stafi teknik dhe presidenca kanë menduar të ndërhyjë aty ku kemi ccaluar. Rroca dhe Shkurtaj kanë patur mundësi gjatë fazës përgatitore për t’u përshtatur me skuadrën. Tashmë nuk ka më kohë sepse na duhen vetëm pikët.
Ardhja e Valdet Ramës? Kemi dy ditë në stërvitje. Loja do ta tregojë se kush është. Është një lojtar i madh me CV të pasur. Në futboll nuk luhet më me emra. Ishim me 11 pikë dhe tani jemi me 3 pikë.
Të pesta ekipet e para do të bëjnë luftë të ashpër. Partizani ka avantazhin e qetësinë dhe 5 pikëve sepse kemi bërë një hap fals më tepër.
A e dëmtoi Kukësi padrejtësisht Flamurtarin? Nuk i kemi rënë në qafë. Ishte faull 100%. Vlora mbahet për ironi. Nuk ka lidhje me njëra tjetrën. Shikoni këmbën e Pollozhanit me lojtarin tonë dhe Ronaldon me kokën e mbrojtësit të Juventusit. Po ta kishte kapur kokën lojtari do të shkonte në koma. Arbitri i ka rënë bilbilit pa vajtur topin në rrjetë”, saktësoi Shameti.