Është vetëm 6-vjeç, por do të jetë i pari kudo që konkurron. Dionis Senjo, gjeniu shqiptar që ka i ka surprizuar të gjithë me njohuritë e tij në shumë fusha, tashmë kërkon të korrë sukses në shah. Vogëlushi ka arritur të fitojë 3 ndeshje, ndërsa dje dhe sot fitoi me përfaqësues të ndryshëm nga Sri Lanka. Nëse i futet ia del dhe të gjithë shpresojnë te aftësitë e këtij gjeniu.
Vlen të theksohet se Dionisi nuk ka bërë ndonjë kurs të mirëfilltë shahu apo të jetë pjesë e ndonjë akademie, por ka qenë i ati ai që e ka mësuar për dy muaj rresht.
Kujtojmë që para tre ditësh Dionisi pati një duel të veçantë, teksa u përball me kampionin rus Mikhail Gurishov, por që nuk arriti të dilte i fituar. Senjo shtë pranuar në shoqatën botërore të gjenive prej aftësive të tij në gjeografi, kimi, gjuhë të huaja etj.
Në 20 prill, në Durrës nisi Kampionati Botëror i Shahut për shkolla, i cili do të përfundojë në datën 29 prill /Newsport.al/