Kampionati i Kastriotit është futur në një fazë mjaft të nxehtë, me krutanët që nuk duhet të gabojnë për asnjë moment nëse dëshirojnë që të jenë sërish pjesë e Superligës.
Megjithatë, 7 pikët me Luftëtarin dhe 6 pikë ndaj Tiranës së zonës së shpëtimit janë shumë, për një skuadër që përveç ritmit po humbet edhe titullarët. Këtë herë, plotësimi i numrit të kartonave nga Ndreca dhe Okebugu kanë shtuar dhimbjet e kokës te tekniku, Bledar Devolli.
Ky i fundit nuk mund të mbështetet te dy elementët mjaft cilësor të krutanëve, pasi janë të pezulluar për takimin me “demat”. Kujtojmë që takimi mes Kastriotit dhe Partizani do të luhet nesër, duke nisur nga ora 17:00.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.