Teuta do të ketë një ndeshje të vështirë në javën e 25-të të Kategorisë Superiore ndaj Partizanit. Një takimi rëndësishëm për ecurinë në kampionat përballë kryesuesve të kampionatit e cila do të luhet ditën e dielë në orën 17:00 në “Selman Stermasi”. Për këtë takim durrsakët kërkojnë praninë e tifozerisë për të mbështetur skuadrën dhe mbrojtësi Renato Arapi u ka bërë thirrje tifozëve me anë një postimi në Instagramin e tij.
“Mos mungoni të dielën në “Selmani Stermasi. Për Teutën. Për qytetin”, ishte postimi i Arapit.