Napoli do të luajë ditën e sotme ndaj Milanit e vlefshme për Kupën e Italisë. Pas barazimit ditën e shtunë, të dyja skuadrat do të përballen sërish mes tyre.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk u aktivizua për asnjë minutë në takimin e parë dhe në ndeshjen e sotme nuk është ftuar nga trajneri Ancelotti për arsye dëmtimi.
Hysaj dhe Albiol do të mungojnë në takimin e sotëm pas disa probleme fizike që kanë shfaqur në stërvitje. Sfida e Kupës ishte një mundësi e mirë për mbrojtësin e kombëtares pasi pritej të aktivizohej si titullar.