Skuadra e Partizanit këtë sezon po arrin të bëjë shumë mirë nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, pasi në kampionat udhëheqin bindshëm me 50 pikë, 6 pikë diferencë shkëputur nga Kukësin i vendit të dytë.
Mirëpo, të kuqtë nuk kanë një bilanc shumë të mirë në Kupën e Shqipërisë, pasi në 12 vitet e fundit nuk kanë arritur të shkojnë asnjëherë në gjysmëfinale. Ky vit është një mundësi shumë e mirë për 15 herë kampionët e vendit, pasi në çerekfinale do të përballen me Luftëtarin, një kundërshtar që nuk duket i pakalueshëm për “demat”.
Kujtojmë që ndeshjet e Kupës janë programuar për t’u luajtur në mesjavë, mirëpo ende nuk ka diçka zyrtare në lidhje me këtë çështje, pasi arbitrat kanë vendosur të bojkotojnë fushën e blertë që nga ndeshja e kampionatit mes Kamzës dhe Laçit, ku është dhunuar arbitri Eldorian Hamiti.