Michael Schumacher ka sot 48-vjetorin. Ylli gjerman i Formula 1 ka 3 vite që lufton me jetën pas atij aksidenti me ski. Akoma nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij, por aludimet janë të shumta teksa thuhet që gjendja e tij është pak më e përmirësuar.
Sot me 48 vjetorin e tij është bashkuar gazetari i mirënjohur, Endi Tufa, i cili ka shkruar në llogarinë e tij në facebook. Tufa uron Schumacherin: “Urime ditelindjen Michael Schumacher, vazhdoje dhe fitoje ‘luften’”.