Ka përfunduar sfida mes Sassuolos dhe Athletic Bilbao, e cila ishte e para për italianët në Europa League. Duke siguruar nëpërmjet kampionatit, italianët arritën që të kualifikoheshin deri në këtë stad, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajnë ndaj spanjollëve, të cilët janë “regjur” me të tilla ndeshje.
Por, pritja e spanjollëve për debutuesit ishte thumbuese, por edhe e bukur. “Përshëndetje Sassuolo, jemi të lumtur që t’iu shoqërojmë në këtë debutim tuajin. Nëse shihni luanë në fushë, mos kini frikë, janë tanët”, shkruhet në faqen zyrtare në “twitter” të spanjollëve.
Por, kjo lloj pritjeje nuk iu është përshtatur në fushë, pasi luanët e vërtetë duket se dolën italianët, të cilët e fituan ndeshjen debutuese me rezultatin 3-0.