Kombëtarja e Egjiptit është gati për të nisur aventurën në Kupën e Botës. Në mbledhjen e fundit të skuadrës ishin mbi 2000 tifozë, të cilët përshëndetën Salah me shokë, duke i uruar një aventurë sa më të mirë.
Përsa i përket 25 vjeçarit Mohamed Salah ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm në ndeshjen e parë në grup kundër Uruguait të Edison Cavan-it, për shkak të dëmtimit të pësoi në finalen e Champions League.
Kujtojmë që Egjipti ndodhet në Grupin A së bashku me Uruguain, Rusinë dhe Arabinë Saudite.