Skuadra e basketbollit të Teutës do të zhvillojë nesër takimin e fundit për Ligën Ballkanike në pallatin e sportit “Ramazan Njala” ndaj bullgarëve të BC Beroe. Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, klubi durrsak bën me dije se sfida do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga “RTSH Sport”.
Pas triumfit në Kupën e Shqipërisë ndaj Goga Basketit me shifrat 81-95, Teuta synon të realizojë një arritje të madhe në nivel ndërkombëtar për basketbollin shqiptar duke synuar titullin e kampiones së Ligës Ballkanike. Fituesi do të shpallet me ndeshje play-off, ku trofeu do të diskutohet midis katër ekipeve.