Borja Valero ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për kohën kur luante me Real Madrid kur ishte fëmijë. Futbollisti i Fiorentinës tha se ndaloi së pari futbollin si argëtim kur u bë pjesë e madrilenëve.
Ai u shpreh: “Kur isha fëmijë, për mua futbolli ishte argëtues, por ndalova së menduari në atë mënyrë kur u bëra pjesë e Real Madrid në moshën 11 vjeç. Isha me fat që më përzgjodhën, përndryshe do isha i trishtuar. Kam jetuar me 300 fëmijë të tjerë deri në momentin kur 85% nuk u përzgjodhën. Kam parë lot të fëmijët që nuk arritën të përzgjidheshin. Të gjithë fëmijët duan të bëhen futbollistë dhe lojtarët duhet të transmetojnë parimet më të larta tek ta.”