Liridon Latifi ka dhënë opinionin e tij pas ndeshjes, duke treguar qartë se dh ai ka mbetur i kënaqur nga kjo fitore e cila çoi Skënderbeun në “play-off”. Ai ka zgjedhur dhe kundërshtarin që kërkon në takimin tjetër, duke u shprehur se frikë nuk ka askënd, por një skuadër e vështirë do i hapte punë korçarëve.
“Jam i kënaqur që arritëm të shënonim këtë rezultat. Kisha siguri te vetja dhe ja dolëm. jemi një ekip i madh. Mendoj që edhe më parë kemi pasur një ekip të mirë, por tani jemi më të fuqishëm. Mendoj që mund të kisha arritur më shumë, por sot jam i lumtur, jo vetëm me veten por me ekipin dhe lojën që bëmë. Shpresoj një skaudër të vogël për të kaluar në grupe. Nëse na bie një skuadër e madhe do bëjmë gjithçka për të kaluar më tej, nuk kam emër konkret”, ka thënë Latifi për “Supersport”