Fidan Aliti ishte largimi më i bujshëm nga Kategoria Superiore në këtë merkato dimërore.
Mbrojtësi i kombëtares kosovare la Skënderbeun për tu bashkuar me skuadrën suedeze të Kalmar. Një skuadër me histori, të cilën Aliti pohon se e ka mësuar edhe nga ish-trajneri i tij te kombëtarja dardane, Albert Bunjaki.
Në një intervistë të gjatë për mediat suedeze, Aliti zbuloi dhe pikën e tij të fortë, thashethemet e merkatos, por pa harruar ekipin ku u bë i njohur, Skënderbeun.
“Është shumë mirë të jem këtu. Jam shumë i lumtur. Jam pritur mirë nga i gjithë stafi këtu kështu që unë shpresoj se do të vazhdojë në këtë mënyrë.
Pse keni zgjedhur të kaloni në Kalmar?
Për mua, plani i klubit ishte i rëndësishëm, ata duan të arrijnë diçka dhe më pëlqen mënyra e tyre për të luajtur. Menaxheri sportiv (Thomas Andersson Borstam) dhe trajneri (Magnus Pehrsson) me të vërtetë donin të më përfshinin në këtë objektiv dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua. Për mua, është gjithashtu shumë e rëndësishme të aktivizohesh pasi më jep një ndjenjë që do të jem i rëndësishëm këtu. Kjo do të thotë shumë për mua.
Kalmar merr Alitin nga Skënderbeu në Shqipëri.
Është një hap i madh përpara për mua. Por së pari dhe më kryesorja është ekipi që është i rëndësishëm, atëherë vij unë, jam i radhës së dytë. Do të përpiqem ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur. Do të bëj gjithçka për klubi.
Ke jetuar në shumë vende dhe ke luajtur për klubet si Basel (akademi), Luzern, Sheriff dhe Slaven Belupo.
Unë kam lindur dhe rritur në Zvicër, kështu që kam luajtur atje dhe pastaj në Moldavi, e cila ishte ndryshe nga mënyra e lojës në Zvicër dhe Kroaci. Pastaj kam qenë në Shqipëri dhe atje ishte pak më e lehtë të luaja për prindërit e mi nga atje. Tani unë jam në Suedi dhe ndjejë sikur ka ngjashmëri të mëdha me futbollin në Zvicër. Kështu që unë mendoj se do të jetë më e lehtë për t’u përshtatur me çdo gjë këtu sesa në disa vende të tjera. Unë di shumë për Kalmarin tashmë. Kam biseduar me Albert Bunjaki të cilin e kam pasur si trajner në ekipin kombëtar.
Pozicioni në krahun e majtë të mbrojtjes?
Ndihet shumë mirë. Unë jam i majtë në këmbë kështu që për mua ajo i përshtatet mirë, atëherë kam vend për të luajtur përpara dhe për të bërë rregullime vendimtare. Kam mundësinë.
Cilat janë pikat e forta si lojtarë?
Dueli në ajër është e mirë. Dhe kështu që unë jam i mirë në këtë pjesë.
Në dimër, Aliti ka qenë i lidhur me një numër të madh klubesh suedeze. Është raportuar në mediat shqiptare se AIK, Malmö FF dhe IFK Norrköping ishin klube të mundshme për të. Tani ishte Kalmar, por Aliti pranon se ka pasur një lëvizje në klubet e tjera suedeze.
Kjo është e drejtë. Biseduam me disa klube. Kishte disa klube që kë kërkonin. Të njëjtat emra që dolën në gazeta, por për mua ishte e rëndësishme që të ndihesha mirë kur erdha këtu dhe Kalmari ma jep atë ndjenjë. Më jap një ndjenjë të mirë dhe një ndjenjë që unë do të jem i rëndësishëm këtu. Kjo është më e rëndësishme për mua”-përfundoi Aliti.
Mbrojtësi kosovar u transferua në limitet e merkatos së janarit nga Skënderbeu te Kalmar, me të cilin firmosi një kontratë 4 vjeçare.