Cristiano Ronaldo nuk arriti të shkëlqejë mjaftueshëm në takimin e dytë çerekfinal të Ligës së Kampionëve. Portugezi realizoi golin e vetëm në humbjen 2-1 ndaj Ajaxit, disfatë e cila i kushtoi Juventusit eliminimin nga kompeticioni më i rëndësishëm në Europë.
Por nëse 5 herë fituesi i Topit të Artë nuk shkëlqeu mjaftueshëm, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për partneren e tij, Georgina Rodriguez.
Bukuroshja spanjolle ishte prezente në shkallët e “Allianz Arena”, teksa ka nxjerrë në pah asetet e saj e veshur me nje fustan tepër të shkurtër. Vetëm pak minuta më parë Rodriguez ka publikuar në “Instagram” një foto tepër seksi që duket se ka “tërbuar” edhe ndjekësit në rrjetin social.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.