Cristiano Ronaldo është katër gola mangët për të arritur shumë 400 të “rrjetave” në Madrid. Një mesatare kolosale me 1.02 gola për ndeshje. Disa gola i ka shënuar si sulmues kryesor, për shumë vite, por edhe si një anësor i majtë. Legjenda e tij vazhdon të rritet në klubin e bardhë dhe të bëjë histori në futbollin europian. Tani, CR7 është dy gola larg barazimit me Jimmy Greaves (366), si golashënuesi më i mirë i pesë ligave kryesore europiane. Ronaldo është gati për të ndjekur Müller (një sulmues mitik në Gjermani, vitet 70), ndërsa tashmë ka përparuar “grabitqarët” e vërtetë të golit, si: Bloomer (mbreti i parë i futbollit anglez), Dean (9-shi i parë në histori), Onnis (golashënuesi i paharruar në Argjentinë), Piola (shpikësi kilien), Raul (dinak si golashënues, ndër të tjera.
“Ne nuk mund të harrojmë se si anësor i majtë, CR7 ka shënuar 400 gola”, – ka thënë Zidane. Francezi është trajneri i vetëm, që ka guxuar të modifikojë pozicionin e yllit portugez në fushë. Sidoqoftë, për të mbajtur gjallë kujtesën kolektive, ai ka qenë dhe mbetet një lojtar i kompletuar. Golat janë rezultat i aftësisë së tij dhe jo pozicionit në fushë. Së këndejmi bazohet edhe “Zizou” në spostimit e Ronaldos drejt krahur të majtë të sulmit madrilen.