Cristiano Ronaldo e di vetë se kur duhet të shënojë. Portugezi ishte njeriu I ndeshjes në fitoren e katërt radhazi në kampionatin Italian me Juventusin duke debutuar në Serinë A me dopietë. 33-vjeçari zhbllokoi rezultatin e takimit në pjesën e dytë duke shënuar fillimisht pas një rrëmuje në zonë dhe më pas shpërbleu me sukses një kundërsulm të jashtëzakonshëm të bardhezinjve.
Por përveç kryesimit të vetëm dhe të pashqetësuar të tabelës, juventinët I gëzohen dhe rekordit historik të Ronaldos I cili ka arritur të godasë në shenjë (plot 400 gola në kampionate gjatë gjithë karrierës).
Tashmë Juventusi pritet të kthehet një ekip më I rrezikshëm për kundërshtarët.