Mbrëmja e sotme do të rezervojë dy superfida të jashtëzakonshme: Tottenham Hotspur-Barcelona dhe Napoli-Liverpool.
Për sfidën e “San Paolos” parashikohej se mbrojtësi i djathtë i “Partenopei” Elseid Hysaj do të aktivizohej si titullar, por tekniku Carlo Ancelotti ka ndryshuar mendje në momentin e fundit duke pushuar 24-vjeçarin kuqezi për t’i lënë vend serbit Nikola Maksimovic.
Cristiano Ronaldo fitoi të gjitha duelet në krah me Hysajn dhe nota zhgënjyese që mori pas ndeshjes së fundjavës në kampionatin italian e ka shtyrë teknikun Ancelotti t’i japë kohë Hysajt të reflektojë për detyrën që duhet të bëjë te Napoli.