Roma arriti një sukses në shifrat 3-0 kundër Barcelones duke marrë një kualifikim historik kundër katalanasve. Protagonistë ishin të gjithë mbrëmë, të gjithë lojtarët verdhekuqë bënë atë që mund të quhet ndeshja perfekte, por italianëve si De Rossi apo Florenzi ia dhanë një ‘dorë’ edhe lojtarët ballkans të ‘ujkonjave’.
Boshnjaku, Edin Dzeko ishte padyshim ‘ylli’ i mbrëmjes kundër Barcelonës. Sulmuesi realizoi golin e parë dhe fitoi penalltinë e shndërruar në gol nga De Rossi. Një ballkans tjetër si serbi Aleksander Kolarov ishte i pakalueshëm në krahun e majtë. Limitoi në çdo moment Sergio Roberto dhe po ashtu me të majtën e tij në krosime ishte një rrezik konstant për mbrojtjen e Barcelonës.
Kostas Manolas shënoi golin historik dhe ndoshta ishte fati që greku të ishte aty dhe ta dërgonte topin në rrjetë, por Manolas kreu mjaft mirë veprimet e tij mbrojtëse. Fitoi çdo duel me Suarez dhe ishte njeriu që u shndërrua në ‘makthin’ e Messit mbrëmë. Cengiz Under megjithëse 19 vjeç tregoi se ka cilësi dhe kualitet në ato minuta që u aktivizua. Goli i tretë ‘u gatua’ edhe nga turku që me shpërthimet e tij në të djathtë arriti të fitonte goditjen e këndit që e ekzekutoi vetë për golin e tretë të Manolas dhe fatalin për Barcelonën.
Duket se futboll nuk luhet vetëm në perëndim pasi edhe lindja ofron lojtarë cilësorë dhe që mund të bëjnë diferencën edhe në kompeticione si Champions League. Jo vetëm sllavët, turqit apo grekët, por edhe lojtarët shqiptarë shihen me një sy tjetër nga klubet e futbollit në Europë tashmë. /Newsport.al/