Trajnerit të Kukësit, Milinkoviç, duket se nuk i bën përshtypje një skuadër si Tirana.
Serbi nuk e ka grumbulluar ekipin gjatë mbrëmjes së djeshme në hotel siç ndodh zakonisht para ndeshjeve të rëndësishmë, por i ka lënë lojtarët të lirë të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Ky vendim i trajnerit nënkupton që kjo ndeshje nuk është shumë e rëndësishme për verilindorët, ose që skuadra e Tiranës nuk shihet si një rival serioz.