Padyshim nëse nuk do kishte dmëtimet e njëpasnjëshme që e kanë shoqëruar në karrierën e tij, sot do ishte një nga më të mirët në Botë dhe ndoshta duke luajtur për klube si Real Madrid apo Barcelona. Por Marco Reus ka qenë me të vërtetë i pafat dhe së fundmi është rikthyer nga një dëmtim thuajse një vjeçar.
Bjondi sulmues është rikthyer sërish si protagonist duke shënuar në ndeshjen e parë të rikthimit nga dëmtimi me fanelën e Dortmund. Të gjithë në Gjermani janë të gëzuar për djaloshin e tyre dhe veçanërisht edhe Joachim Low. Trajneri i kombëtares gjermane shpreson që Reus të rikthehet ai i dikurshmi dhe të jetë pjesë e Botërorit të këtij viti me kombëtaren ndryshe nga Botërori 2014 ku mungoi sërish nga një dëmtim.
Të gjithë kanë besim te 28 vjeçari i cili ndoshta tashmë ka lënë pas fatin e keq dhe ka arritur pjekurinë që të jetë një protagonist absolut edhe me kombëtaren e Gjermanisë.