Një ditë pas ndeshjes së fituar me Flamurtarin, bardheblutë janë vënë në panik për situatën e nigerianit Ede. Sulmuesi ka lënë fushën dje i dëmtuar dhe më pas ka lënë stadiumin i ndihmuar nga stafi mjekësor. Dëmtimi në gju pritet të mos jetë i lehtë për të.
Sot nuk ka qenë e mundur të kryente rezonancën magnetike për shkak se gjuri i ënjtur duhet të marrë veten para se ti nënshtrohet analizave. Nëser pritet të mësohet më shumë për gjëndjen e nigerianit Ede ndërkohë që dyshohet të ketë dëmtuar miniskun dhe mund ti dënohet të paktën një muaj për tu rekuperuar.
Në krahun tjetër lajm i mirë është rikthimi i Flamur Bajramit. Sulmuesi i talentuar ka mbyllur fazën riaftësuese dhe pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Daja.