Lukas Kardozo u aktivizua disa minuta nga trajneri Gega në sfidën e dieshme ndaj Kukësit. Braziliani rikthehet në fushën e blertë pas 7 muajsh mungesë, për shkak të dëmtimit që pësoi. Në një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram , Kardozo shprehet i lumtur për rikthimin e tij.
“Pas një dëmtimi 7-mujor, zhvillova ndeshjen time të parë zyrtare. Shumë pyetje dhe shumë gjëra të vështira që të futen në kokë, shumë punë individuale për t’u rikthyer sa më shpejtë në fushën e blertë dhe sot ndihem i lumtur që shijova ndeshjen. Përballë problemeve, dështimeve dhe gabimeve mëson shumë, pasi jeta është e tillë dhe ka vështirësi por sërish duhet të ngresh kokën e të jesh i lumtur sepse një orë me stuhi kalon dhe gjithçka rregullohet sërish.
Dua të përmirësohem ditë pas dite dhe gjithmonë falënderoj Zotin për gjithçka që ne kemi, sidomos shëndetin. Nuk ka pengesë të madhe, nëse dëshira për të fituar është edhe më e madhe”, shkruante Kardoso