Sot, skuadra e Vllaznisë U-19 ka arritur të fitojë kundër Tiranës me rezultatin e ngushtë 1-0. Kuqeblutë e Shkodrës pas këtij 3 pikëshi të marrë, e shohin veten në vendin e parë në kuotën e 16 pikëve.
Shkodranët nuk kanë toleruar aspak, por në këtë klasike të Shqipërisë kanë triumfuar minimalisht ndaj një Tirane që tentoi deri në fund të barazonte shifrat. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi shkodran bënte me dije:
“VLLAZNIA U19 FITON 1-0 NDAJ TIRANËS DHE NGJITET NË KRYE TË RENDITJES
Goli i Lisajt i ka mjaftuar Vllaznia U-19 për të marrë një tjetër fitore në kampionat. Ka ndodhur kështu në ndeshjen ndaj Tiranës, e luajtur mesditën e sotme në fushën “Reshit Rusi”, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit.
Pjesa e parë do të mbyllej në barazim ndërsa në fillimin e së dytës do të shënohej edhe goli i vetëm i takimit me anë të Lisajt. Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk ka patur gol tjetër deri në fund të ndeshjes. Me këtë fitore, Vllaznia U19 është ngjitur në kuotën e 16 pikëve duke mbajtur tashmë vendin e parë në renditje pas javës së shtatë të kampionatit”.