Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira do të organizojë kampionatin “Albanian Gladiator 5”, që do të zhvillohet në Çinko Cavalli. në kryeqytet. Presidenti Arjan Rizaj falënderoi bashkëpunëtorët, sportistët, familjarët e tyre dhe trupat gjykuese. Ai tha për kampionatin e MMA-së:
“Ndeshjet e Lira” janë ndërthurje e sporteve luftarakë dhe arteve marciale në një të vetëm.Në këtë organizim të radhës shumë të rëndësishëm na bashkon pasioni që kemi për ktë lloji sporti ne dhe të gjithë antarët e Federatës. Gladiator-5” fillon dy javë më pas, në datën 22 shkurt në Tiranë me programin e thuajse 16 dueleve. Jam i sigurt se “G-V” do të jetë për spektatorin një moment argëtues dhe me emocione duke na mbështetur sepse të gjithë jeni kampionë. Pjesëmarrja juaj i shërben masivizimit të këtij sporti, rritjes së cilësisë së jetës, përgatitjes për në kampionatet ndërkombëtare”-thotë Rizaj.