Ditën e sotme do të luhen takimet e radhës të Europa Ligës, sfida të cila nuk janë aspak të lehta, por që tek sportdashësit do të përçojnë emocione të jashtëzakonshme.
Disa prej takimeve më të rëndësishme janë, takimi Ajax- Panathinaikos, e cila pritet të jetë ndeshje tepër e fortë, për arsye se Ajax kërkon një fitore të padiskutueshme nga ky takim.
Një tjetër ndeshje mjaft interesante pritet të jetë ajo mes Schalke – Nice, ku të dyja ekipet kërkojnë tre pikëshin e radhës për të fituar një pozicionim më të mirë në renditje.
Tjetër sfidë e rëndësishme është ajo mes Romës dhe Plzenit, ku Roma duket se ka objektivin e qartë, pasi prej takimit të sotëm kërkon marrjen me çdo kusht të tre pikëshit.
Një tjetër takim mjaft i rëndësishëm është sfida Manchester-Feynord, ku sfida është mjaft e hapur, ndërkohë që presioni është mbi ekipin e Murinjos, pasi duke parë ecurinë jo të mirë në kampionat, presion shtohet dhe në këtë kompeticion.
Disa takime të tjera janë: Zyrixh-Vilarreal, Manchester-Feynord. Genk-Rapid Viena, etj