Tetë skuadra për katër bileta në gjysmëfinale të Europa Leagues.
Në orën 21:05 të kësaj të enjteje, luhet akti i parë cerekfinal i këtij kompeticioni, fituesi i të cilit merr pjesë në fazën e grupeve të Championsit. Një objektiv që synohet me forcë nga Manchester United, që në Premier League do ta ketë të vështirë t’ia rrëmbejë vendin e katërt Cityt.
Një tjetër duel mjaft i fortë dhe pa favoritë është ai mes Ajaksit dhe Schalke 04. Në “Amsterdam Arena” “harkëtarët” do të synojnë një rezultat pozitiv që do të mund t’i avantazhojë për takimin e kthimit.
Një tjetër pretendent serioz për suksesin final është edhe Lyoni, që pret në ndeshjen e parë Beshiktashin. Ekipi francez shkon i plotë në këtë takim, ndërsa për skuadrën turke mungon një futbollist me eksperiencë si Ricardo Quaresma.
Cerekfinalja e fundit është Celta Vigo – Genk, me skuadrën spanjolle që shihet si favorite për të vijuar ende rrugëtimin ën Europa League.