Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet vendimtare për Champions League. Supersfida e mbrëmjes së sotme do të jetë përballja mes Manchester City-t dhe Barcelonës.
Në grupin A, Arsenali do të presë Ludogoretsin, ndërsa PSG do të ndeshet me Baselin. Ndërsa në grupin B, në orën 18:45, Napoli do të luajë në transfertë me Beshiktashin. Në këtë sfidë, skuadra italiane me Elseid Hysajn në fushë do të synojë të hedhë një hap të rëndësishëm për sa i përket çështjes kualifikim.