Sot në mbrëmje rikthehet Champions League me dy takime mjaft interesante.
Gjermanët e Bayer Leverkusen vijnë në këtë takim pas dy fitore radhazi në Bundesligë dhe mbajnë aktualisht vendin e 8-të. Leverkusen pret në shtëpi Atleticon e Madridit, të cilët vijnë nga tre fitore bindëse dhe mban aktualisht vendin e katërt në La Liga.
Takimi tjetër do të luhet në Angli në sfidën mes Manchester City dhe francezëve të Monaco.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Pep Guardiola është duke ecur mirë në kampionatin anglez. City luan takimin e radhës në Champions League pas tre fitoreve të bukura në Premier League duke qëndruar aktualisht në vendin e dytë dhe rivale kryesore për titullin kampion në Angli.
Ndërsa Monaco, ka surprizuar me paraqitjet e saj në League 1 të francës. Francezët mbajnë vendin e parë në kampionat dhe vijnë me një mentalitet fitues në përballjen e sotme.
Takimet do mtë luhen në orën 20:45 dhe do të keni mundësi t’i ndiqni në ekranin e Tring Sport.