Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti duket se ka fituar besimin e trajnerit Sinisa Mihajlovic, i cili në objektivat e tij ka përfshirë dhe Ajtetin, duke e përzgjedhur si titullar ndaj Chievos.
Edhe pse Ajeti ka qenë i dëmtuar për një periudhë të gjatë dhe nuk ka luajtur rregullisht, sërish trajneri Mihajlovic beson në aftësitë e mbrojtësit të kombëtares, duke i ofruar mundësinë e aktivizimit të qendërmbrojtësit në ndeshjen e ardhshme.
Pozicioni si titullar ka qenë një prej zgjedhjeve më të mira të bëra nga trajneri Mihajlovic, pasi një debutim i mirë nga ana e qendërmbrojtësit, do t’i hapte rrugën e suksesit Ajetit.
Tashmë Ajeti, pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të dëmtimit, ka mundësinë të tregojë vlerën e tij në fushën e blertë.