Luftëtari befasoi Partizanin në takimin e parë çerekfinal të
Kupës së Shqipërisë. Gjirokastritët arritën që të triumfonin me rezultatin e
ngushtë 2-1. Një disfatë që dhemb te të kuqtë, duke parë që erdhi me pëmbysje
nga ana e bluzinjve. Dhe për këtë, te Partizani kanë identifikuar edhe fajtorin
e kësaj humbjeje.
Dëmtimi i Ardit Hilës duket se ka prishur ekuilibrat te skuadra e drejtuar nga
Skënder Gega, me vlonjatin që shihej shpesh si asi nën mëngën e teknikut. Hila,
sëbashku me Telushin ishin një turbinë e madhe në mesfushën e Partizanit, por zëvendësimi
i Hilës me Atanda ka çorientuar skuadrën.
Të gjendur në këtë situatë, rikthimi i Hilës në formë optimale do të sillte qetësinë
te skuadra kryesuese, ndërsa sa i përket nigerianit, një fanellë titullari për
të do të gjendet në zemrën e mbrojtjes.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.