Skuadra Trepça 89′ në Superligën e Kosovës nuk ka patur ato rezultate që priteshin në fillim të sezonit. Pas ecurisë jo aq pozitive, u fol për një largim të mundshëm të trajnerit Gugash Magani nga ky post.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit kosovar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku konfirmohet vazhdimësia e punës me ish-trajnerin e Tiranës dhe Flamurtarit.
“Pas mbledhjes se mbajtur, kryesia e klubit ja beson vazhdimesin e punes trejnerit profesor Gugash Maganit duke shpresuar se do te kalojme kete krize momentale dhe do ti kthehemi rezultateve pozitive”.