Ditën e sotme janë luajtur tetë ndeshje, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Skënderbeu, Partizani dhe Teuta befasuan me rezultatet e tyre teksa u mundën respektivisht nga Apolonia, Besëlidhja dhe Kastrioti. Por, përveç kësaj kjo ditë ka rezervuar një “lumë golash”, ku janë shënuar plot 24 gola në tetë takimet e zhvilluar në qytetet e ndryshme të Shqipërisë. Takimet me më shumë gola që bien në sy janë Luftëtari-Tirana 1-4 dhe Tërbuni-Flamurtari 3-3, ku janë shënuar plot 11 gola. Ndërsa ndeshjet e tjera vijojnë si më poshtë:
Apolonia-Skënderbeu 1-2
Dinamo-Kukësi 0-2
Bylis-Laçi 1-1
Kastrioti-Teuta 2-1
Besëlidhja-Partizani 1-0
Kamza-Vllaznia 0-2