Sot është 30-vjetori i njërit prej triumfeve më të lavdishme të Milanit. Në 19 prill të vitit 1989, “Djalli”, i cili në atë kohë mbante nofkën “Të Pamposhturit” shpartalluan në gjysmëfinale të Champions League (atë kohë quhej Kupa Europiane) Real Madridin në “San Siro” me shifrat 5-0.
Madrilenët dhe milanistët renditeshin në vitet ’80 ndër skuadrat më të fuqishme në botë, por në atë mbrëmje ekipi i përbërë me yjet: Van Basten, Gullit, Rijkaard, Donadoni, Ancelotti, Tassotti, Maldini, Baresi, nën drejtimin e strategut legjendar Arrigo Sacchi nisën të shkruanin kapitullin si njëra prej skuadrave më të mira në historinë e futbollit.
Ancelotti, Gullit, Rijkaard, Van Basten dhe Donadoni firmosën njërin prej momenteve më epike të klubit kuqezi dhe futbollit europian. Pas kësaj ndeshjeje, Milani i Sacchit fitoi trofeun e parë prestigjioz në 7 vitet kur dominuan Europën në “Camp Nou” ndaj Steauas së Bucurestit me rezultatin e thellë 4-0.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.