Renato Malota nuk do të vazhdojë aventurën me skuadrën e Vllaznisë. Qendërmbrojtësi i njohur i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin shkodran. StarPlus raporton se në drejtim të lezhianit kanë mbërritur disa oferta, megjithatë ende nuk bëhen me dije ekipet që janë të interesuara për shërbimet e shtatlartit.
Ai ka deklaruar se nuk dëshiron të jetë më pjesë e skuadrës së Vllaznisë dhe disa ekipe nga Kosova e Maqedonia po punojnë intensivisht që ta “rrëmbejnë” në organikat e tyre.