Kukësi në këtë sezon po bën një paraqitje shumë pozitive, ku në 15 javë të Superligës ka fituar 8 dhe ka barazuar 7 ndeshje, duke mos njohur humbje.
Kjo ecuri i ka dhënë të drejtën verilindorëve të ngjiten në vendin e parë në kampionat.
Por, Kukësi vijon të mbetet mes 13 skuadrave të pathyeshme në Europë.
Harta e ekipeve që kishin një rekord të tillë gjatë këtij sezoni është ngushtuar, pasi Lajpcigu në Gjermani u mposht për herë të parë në këtë edicion të ri futbollistik, fundjavën që kaloi 1-0 kundër Ingolstadt.